strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

Afati i ekzekutimit të detyrimit

  • Neni 463
  • Ekzekutimi i detyrimit duhet të bëhet në afatin e caktuar në kontratë. Kur në kontratë nuk është caktuar afat ose ekzekutimi i detyrimit është lënë në kërkimin e kreditorit, ky mund të kërkojë ekzekutimin në çdo kohë dhe debitori duhet ta ekzekutojë atë brenda pesëmbëdhjetë ditëve nga dita e kërkimit.

  • Neni 464
  • Afati i caktuar në kontratë prezumohet se është caktuar në dobi të debitorit, përveç kur nga vullneti i palëve ose natyra e detyrimit del ndryshe.
    Ekzekutimi i detyrimit para mbarimit të afatit nuk quhet i pavlefshëm, përveç kur afati është caktuar në dobi të kreditorit.

  • Neni 465
  • Debitori nuk mund të pretendojë të drejtën e afatit kur:
    a) ka falimentuar;
    b) nuk ka dhënë garancitë e premtuara;
    c) garancitë që sigurojnë kredinë janë pakësuar për fajin e tij, përveç kur ato mbeten, përbëjnë ende një siguri të mjaftueshme për ekzekutimin e detyrimit.