Ekzekutimi për llogari të shumë detyrimeve

  • Neni 469
  • Kur ekzekutimi kryhet për llogari të shumë detyrimeve dhe ndaj të njëjtit kreditor, debitori mund të përcaktojë në kohën e ekzekutimit se cilin detyrim po ekzekuton.
    Kur nuk ekziston një përcaktim i debitorit për rradhën e ekzekutimit, në fillim ekzekutohet detyrimi që i ka kaluar afati, nëse ekzistojnë më shumë të tillë, ekzekutimi fillon nga detyrimi me vlerë dhe në rast se janë disa të tillë, fillon nga më i vjetri dhe kur këta kanë të njëjtën vjetërsi, ekzekutimi bëhet proporcionalisht.

  • Neni 470
  • Ekzekutimi në para për llogari të një detyrimi të caktuar, përmban në fillim shlyerjen e shpenzimeve, pastaj atë të kamatave të arrira dhe pastaj të vetë detyrimit e të kamatave të zakonshme ndaj tij.
    Kreditori mund të refuzojë pagesën, në rast se debitori gjatë ekzekutimit cakton një renditje tjetër ose mund të mos pranojë shlyerjen e plotë të vleftës së detyrimit; pa marrë edhe kamatat e arrira, ato në vazhdimësi si dhe shpenzimet përkatëse.

  • Neni 471
  • Kreditori mund të mos pranojë ekzekutimin e detyrimit për dorëzimin e një sendi të ndryshëm nga ai që është përcaktuar në kontratë edhe sikur vlefta e sendit të ofruar të jetë e barabartë apo më e madhe.