Neni 458

Dorëzimi i sendeve bëhet sipas mënyrës së caktuar në kontratë dhe kur kjo nuk është caktuar bëhet:

a) me dhënien e tyre në dorë personit që ka fituar pronësinë e tyre ose personit që heq të drejta prej tij;

b) me dhënien transportuesit ose postës për t’ia dorëzuar fituesit, në vendin e treguar prej tij;

c) me dhënien fituesit në dorë ose me dërgim nëpërmjet postës të dokumenteve (fletë ngarkese, dëshmi depozitimi) që i japin atij të drejtën e disponimit të mallit.