Neni 468 - Ekzekutimi ndaj kreditorit të pazotë për të vepruar

Kur ekzekutimi i detyrimit i është bërë një kreditori që nuk ka zotësi për të vepruar, shkarkon debitorin po aq sa ka vajtur në dobi të këtij kreditori, ose të përfaqësuesit të tij ligjor.