strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

Shpenzimet e ekzekutimit, dëftesat përkatëse

  • Neni 472
  • Shpenzimet janë në ngarkim të atij që ekzekuton detyrimin, ndërsa shpenzimet e dëftesës janë në ngarkim të atij, në favor të të cilit ajo është lëshuar.

  • Neni 473
  • Për çdo pagesë të kryer në ekzekutim të detyrimit kreditori jep një dëftesë, përveç kur rezulton ndryshe nga kontrata.
    Në rast se kreditori disponon një dokument nga përmbajtja e të cilit rezulton detyrimi, debitori që e ka ekzekutuar atë mund të kërkojë kthimin ose prishjen e dokumentit, përveç kur kreditori ka interesa të arsyeshme për ruajtjen e tij dhe me kusht që ai të shënojë në dokument ekzekutimin e detyrimit.
    Kur kreditori refuzon të zbatojë detyrimin sipas paragrafit të mësipërm, debitori mund të pezullojë ekzekutimin e detyrimit. Kur kreditori pretendon se ka humbur dokumnetin detyrohet t’i japë debitorit një deklaratë me shkrim ku të pranohet ekzekutimi i detyrimit. Deklarata duhet të jetë noteriale kur kërkohet nga ligji.

  • Neni 474
  • Kur pagesat e njëllojta për shlyerjen e detyrimit duhet të bëhen në mënyrë periodike, dëftesat e lëshuara për dy pagesa rradhazi prezumojnë kryerjen edhe të pagesave të mëparëshme.
    Dëftesa e lëshuar nga kreditori për detyrimin kryesor, prezumon se janë shlyer gjithashtu edhe kamatat e shpenzimet e këtij detyrimi.