Vendi i ekzekutimit të detyruar

  • Neni 461
  • Në rast se vendi ku duhet të ekzekutohet detyrimi nuk caktohet në kontratë, nga ligji ose nuk kuptohet nga vetë natyra e detyrimit, ekzekutimi bëhet:

    a) për dorëzimin e një sendi të paluajtshëm, në vendin ku ndodhet ai;

    b) për sendet që janë të përcaktuara në mënyrë individuale, në vendin ku ndodheshin kur lindi detyrimi;

    c) për dorëzimin e një sendi të përcaktuar në lloj dhe në sasi, në vendin ku debitori ushtron veprimtarinë e tij profesionale ose në vendbanimin e tij;

    ç) për detyrimet në para, sipas rregullave të përcaktuara në kreun V të pjesës IV të këtij Kodi.

  • Neni 462
  • Kreditori nuk mund të detyrohet të pranojë një gjë të ndryshme nga sa është përcaktuar në objektin e detyrimit edhe sikur vlefta e gjësë së ofruar të jetë më e madhe.