strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

Falja e detyrimit

  • Neni 511
  • Deklarata me shkrim e kreditorit për faljen e detyrimit, e shuan atë kur i njoftohet debitorit, përveç kur ky i fundit deklaron brenda një afati të caktuar se nuk dëshiron të përfitojë nga falja.

  • Neni 512
  • Kur debitori ka në dorë dokumentin privat që provon detyrimin, prezumohet se ky është shuar me falje, përveç kur provohet se dokumenti nuk i është kthyer nga kreditori me dashje.

  • Neni 513
  • Heqja e garancisë ndaj detyrimit, nuk prezumon faljen e tij.