Përtëritja

  • Neni 508
  • Detyrimet shuhen me përtëritje, kur palët me marrëveshje zëvendësojnë detyrimin fillestar, me një detyrim tjetër të ndryshëm nga i pari.

  • Neni 509
  • Dorëzania, pengu dhe hipoteka e kredisë fillestare shuhen përveç kur palët janë marrë vesh shprehimisht që ato të ruhen edhe për kredinë e re.

  • Neni 510
  • Përtëritja është e pavlefshme në rast se detyrimi fillestar është i pavlefshëm. Kur detyrimi fillestar rrjedh nga një titull i anulueshëm,
    përtëritja është e vlefshme në rast se debitori ka marrë përsipër detyrimin e ri, duke njohur vesin e titullit fillestar.