strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

Shuarja për shkak pamundësie ekzekutimi

  • Neni 526
  • Detyrimi shuhet kur ekzekutimi i tij bëhet i pamundur pa fajin e debitorit dhe para se ky të jetë vënë në vonesë.
    Detyrimi shuhet edhe kur debitori ndonëse është në vonesë, provon se pamundësia do të ekzistonte edhe sikur të ishte kreditori në vendin e tij.
    Në këto raste, debitori duhet t’i kthejë kreditorit atë që ka fituar pa shkak.

  • Neni 527
  • Kur pamundësia për ekzekutimin e detyrimit është e përkohshme, debitori nuk është përgjegjës për vonesën e ekzekutimit për kohën që ajo zgjat.
    Por, detyrimi shuhet edhe kur pamundësia zgjat për aq kohe sa sipas titullit të detyrimit dhe natyrës së tij, debitori nuk mund të detyrohet më ta kryejë atë ose kreditori nuk ka më interes.

  • Neni 528
  • Kur ekzekutimi i detyrimit bëhet i pamundur vetëm pjesërisht, detyrimi ekzekutohet në pjesën që mund të ekzekutohet.

  • Neni 529
  • Kur objekti i detyrimit është dorëzimi i një sendi dhe ky dëmtohet ërësisht, ose humbet pa fajin e debitorit dhe para se ky të vihet në vonesë, kreditori hyn në të drejtat e debitorit lidhur me këtë send, në varësi të faktit që ka shkaktuar pamundësinë e ekzekutimit të detyrimit.
    Kreditori ka të drejtë të kërkojë nga debitori atë ç’ka ka marrë si rrjedhojë e shpërblimit të dëmeve.