Neni 526

Detyrimi shuhet kur ekzekutimi i tij bëhet i pamundur pa fajin e debitorit dhe para se ky të jetë vënë në vonesë.
Detyrimi shuhet edhe kur debitori ndonëse është në vonesë, provon se pamundësia do të ekzistonte edhe sikur të ishte kreditori në vendin e tij.
Në këto raste, debitori duhet t’i kthejë kreditorit atë që ka fituar pa shkak.