Neni 527

Kur pamundësia për ekzekutimin e detyrimit është e përkohshme, debitori nuk është përgjegjës për vonesën e ekzekutimit për kohën që ajo zgjat.
Por, detyrimi shuhet edhe kur pamundësia zgjat për aq kohe sa sipas titullit të detyrimit dhe natyrës së tij, debitori nuk mund të detyrohet më ta kryejë atë ose kreditori nuk ka më interes.