Neni 535

Në qoftë se sendet e lëna peng ose hipotekë humbasin ose zhvleftësohen, pagesa e shumave, për të cilat detyrohen siguruesit ose të tretët që përgjigjen për zhdëmtimin, nxirren nga pagesa e kredive që lidhen me pengun ose hipotekën, përveç rastit kur ato përdoren për të ndrequr humbjen ose zhvleftësimin e sendeve.