Neni 536

Në qoftë se sendi i dhënë në peng ose i lëshuar në hipotekë humbet ose dëmtohet qoftë dhe për rast fator, në mënyrë që të mos dëmtohen të drejtat e kreditorit, ky i fundit mund të kërkojë që t’i jepet garanci e plotë mbi sende të tjera dhe, në mungesë të saj, mund të kërkojë pagesën e menjëhershme të kredisë së tij.