Neni 539

Kur kreditori nuk paguhet tërësisht nga sendi i lënë peng ose hipotekë, ka të drejtë që pjesën e kredisë së papaguar ta nxjerrë nga çdo pasuri tjetër e debitorit, por pa patur të drejtën e preferimit ndaj kreditorëve të tjerë, siç e kishte për sendin e lënë peng, ose hipotekë.