strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

KREU III - PENGU

  • Neni 546 - Përkufizimi
  • (Shtuar paragrafi i dytë me ligjin nr. 8536, datë 18.10.1999, neni 2)

    Pengu vihet mbi një pasuri të luajtshme, mbi një të drejtë ndaj prurësit, ose me urdhër, ose mbi uzufruktin e kësaj pasurie ose të drejte. Pengu krijohet duke vendosur pasurinë ose titullin në posedim të kreditorit ose të një të treti të caktuar me marrëveshje midis palëve.
    Dispozitat për pengun nuk zbatohen ndaj kredive që lidhen me transaksione financiare, ndaj të cilave janë vendosur barrë siguruese, sipas kritereve të përcaktuara me ligj të veçantë.

  • Neni 547 - Forma e kontratës
  • Kontrata e pengut duhet të bëhet me shkresë ose tek noteri, ndryshe është e pavlefshme. Ajo duhet të përfshijë gjithashtu një përshkrim të pronës së lënë peng. Në rastin e pengut të pjesëve, pengu duhet të regjistrohet në librin e anëtarëve të shoqërisë. Në rastin e pengut të aksioneve, pengu duhet të regjistrohet në librin e aksionerëve, në aksionet e lëna peng.
    Mund të lihet peng e gjitha ose një pjesë e pronave të përdorura në një ndërmarrje që vepron si një koncern veprues. Në një rast të tillë pengu është efektiv kur pronat i besohen një pale të tretë ose një kreditori, i cili nga ana e tij, do t’i menaxhojë ato si një koncern veprues i pandashëm.

  • Neni 548 - Mbrojtja e kreditorit
  • Kreditori që ka humbur posedimin e sendit të marrë peng, përveç padisë posedimore mund të ushtrojë edhe padinë e rivendikimit, në qoftë se kjo i takon pengdhënësit.