Neni 547 - Forma e kontratës

Kontrata e pengut duhet të bëhet me shkresë ose tek noteri, ndryshe është e pavlefshme. Ajo duhet të përfshijë gjithashtu një përshkrim të pronës së lënë peng. Në rastin e pengut të pjesëve, pengu duhet të regjistrohet në librin e anëtarëve të shoqërisë. Në rastin e pengut të aksioneve, pengu duhet të regjistrohet në librin e aksionerëve, në aksionet e lëna peng.
Mund të lihet peng e gjitha ose një pjesë e pronave të përdorura në një ndërmarrje që vepron si një koncern veprues. Në një rast të tillë pengu është efektiv kur pronat i besohen një pale të tretë ose një kreditori, i cili nga ana e tij, do t’i menaxhojë ato si një koncern veprues i pandashëm.