Neni 548 - Mbrojtja e kreditorit

Kreditori që ka humbur posedimin e sendit të marrë peng, përveç padisë posedimore mund të ushtrojë edhe padinë e rivendikimit, në qoftë se kjo i takon pengdhënësit.