strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

Procedura e shitjes

  • Neni 556
  • Përpara se të procedohet për shitjen kreditori, me anë të gjykatës, i paraqet debitorit kërkesën për të paguar detyrimin dhe aksesorët e tij duke e paralajmëruar atë se në rast të kundërt do të kryhet shitja. Ky njoftim i duhet bërë edhe palës së tretë që ka dhënë pengun, në rastet kur kjo palë ekziston.
    Në qoftë se kërkesa nuk kundërshtohet brenda pesë ditësh, kreditori mund ta shesë sendin në ankand ose, po qe se sendi ka një çmim tregu, mund ta shesë atë edhe me këtë çmim, me anë të një personi të autorizuar për shitje të tilla.
    Kur pengu përfshin shumë sende, gjykata, e mbështetur në kundërshtimin e pengdhënësit, kufizon shitjen vetëm për sendin, vlefta e të cilit në lidhje me sendet e tjera, mjafton për të paguar debinë.
    Për shitjen e sendit të dhënë peng palët mund të merren vesh për të përdorur edhe forma të tjera.

  • Neni 557
  • Kreditori pengmarrës, në mbarim të afatit detyrohet të vjelë të drejtat që rrjedhin nga kredia e marrë peng dhe kur kjo ka për objekt para ose sende të tjera të barazvlershme, vetë ose me kërkesën e debitorit duhet t’i depozitojë ato në vendin e caktuar në marrëveshje dhe, në mungesë të saj, në vendin e caktuar nga gjykata. Kur afati i kredisë i garantuar me pengun ka mbaruar, kreditori mban nga shuma e marrë aq sa nevojiten për përmbushjen e të drejtave të tij dhe mbetjen ia kthen pengdhënësit.

  • Neni 558
  • Kreditori mund të kërkojë nga gjykata që sendi t’i lihet atij me pagesë deri në shlyerjen e detyrimit, sipas vlerësimit të bërë nga ekspertë ose sipas çmimit të tregut, në qoftë se sendi ka një çmim tregu.

  • Neni 559
  • Në qoftë se kredia e dhënë në peng rezulton nga një dokument, pengdhënësi detyrohet t’ia japë këtë dokument kreditorit.