strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

KREU IV - HIPOTEKA

  • Neni 560 - Përkufizimi i hipotekës
  • Hipoteka është një e drejtë reale që vihet mbi pasurinë e debitorit ose të një të treti, në dobi të kreditorit, për të siguruar përmbushjen e një detyrimi.

  • Neni 561 - Sendet e hipotekueshme
  • Janë të hipotekueshme:
    1. Sendet e paluajtshme.
    2. Uzufruktet e këtyre sendeve përveç uzufruktit ligjor të prindërve, si dhe të drejtat enfiteotike mbi këto sende.

  • Neni 562 - Llojet e hipotekave
  • Hipoteka vihet në bazë të kontratës ose të ligjit dhe me regjistrimin e saj. Kontrata duhet të bëhet me akt noterial.

  • Neni 567 - Hipoteka mbi sendet e ardhshme
  • Hipoteka mbi një send të ardhshëm, mund të regjistrohet vetëm kur të ekzistojë sendi.

  • Neni 572 - Efektet e pasaktësive të aktit
  • Hipoteka është e pavlefshme, kur në kontratën e hipotekës, ose në aktin bazë për vënien e hipotekës, apo në kërkesën për vënien e saj, në bazë të ligjit, ka pasaktësi për personin e kreditorit, të debitorit, të pronarit të sendit të lënë në hipotekë, për vetë sendin ose për shumën e kredisë të siguruar me hipotekë.

  • Neni 573 - Shpenzimet e regjistrimit
  • Shpenzimet e regjistrimit të hipotekës janë në ngarkim të debitorit, përveç kur është parashikuar ndryshe, por ato duhet të parapaguhen nga kërkuesi.

  • Neni 583 - Shuarja e hipotekës
  • Hipoteka shuhet:
    a) me shuarjen e detyrimit;
    b) me humbjen e sendit të lënë në hipotekë, duke respektuar të drejtat e parashikuara prej nenit 536 të këtij Kodi;
    c) me heqjen dorë të kreditorit;
    ç) me pagimin e çmimit të shitjes me anë të ekzekutimit të detyrueshëm, kreditorëve të siguruar me hipotekë, sipas radhës së regjistrimit të tyre;
    d) me kalimin e afatit për të cilin ishte kufizuar hipoteka.

  • Neni 584 - Fshirja e regjistrimit të hipotekës
  • Regjistrimi i hipotekës fshihet:
    a) me pëlqimin e kreditorit të dhënë me akt-noterial;
    b) me vendim të formës së prerë të gjykatës që urdhëron fshirjen.

    Fshirja e regjistrimit shuan hipotekën. Kur shkaku i shuarjes së detyrimit deklarohet i pavlefshëm, hipoteka lind dhe regjistrohet përsëri, por regjistrimi merr numër rendor të ri.