strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.
Regjistrimi i hipotekës ka efekt për një periudhë prej 20 vjetësh nga data e kryerjes së tij. Efekti pushon në qoftë se nuk përtërihet përpara mbarimit të këtij afati. Pas mbarimit të afatit të treguar më sipër, kreditori mund të kryejë një regjistrim të ri, por në këtë rast hipoteka zë radhë dhe ka efekt kundrejt palëve të treta sipas datës së regjistrimit të ri.
Kalimi i kredisë së siguruar me hipotekë një personi tjetër dhe vënia e sekuestros mbi këtë kredi ka efekt pasi të jetë bërë shënimi përkatës në regjistrimin e hipotekës.
Në qoftë se kreditori që ka hipotekë mbi një ose më shumë prona del i dëmtuar për shkak se me çmimin e tyre është paguar tërësisht ose pjesërisht një kreditor i mëparshëm, hipoteka e të cilit shtrihej mbi prona të tjera të të njëjtit debitor, mund të nënvendësohet në hipotekën e regjistruar në favor të kreditorit të paguar, me qëllim që të ushtrojë padinë hipotekore mbi ato prona, duke u parapëlqyer ndaj kreditorëve të tjerë që vijnë pas tij në regjistrim. Po këtë të drejtë kanë edhe kreditorët që dëmtohen për shkak të nënvendësimit të sipërpërmendur.
Komentet më të fundit
para 4 years 51 weeks
para 5 years 1 week
para 6 years 17 weeks
para 6 years 28 weeks
para 6 years 28 weeks
para 7 years 5 weeks
para 7 years 5 weeks
para 7 years 13 weeks
para 7 years 15 weeks
para 7 years 21 weeks