strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

Hipoteka gjyqësore

  • Neni 565
  • Vendimi i gjykatës për pagimin e një shume parash, për përmbushjen e detyrimeve të vlerësuara apo për shpërblimin e dëmeve që do të rrjedhin më pas, përbën titull për vënien e hipotekës tek pasuria e debitorit.
    Hipotekë mund të vihet edhe në bazë të një vendimi arbitrazhi që përbën titull ekzekutiv.

  • Neni 566
  • Kur hipoteka jepet nga një person që nuk është pronar i sendit, regjistrimi i saj quhet i vlefshëm vetëm kur sendi fitohet prej tij.