Hipoteka ligjore

  • Neni 563
  • Kanë hipotekë në bazë të ligjit:
    a) shitësi e çdo tjetërsues tjetër mbi sendet e paluajtshme të tjetërsuara për pëmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga tjetërsimi;
    b) bashkëtrashëgimtarët, anëtarët e shoqërive me aktivitet ekonomik e bashkëpjesëtarët e tjerë mbi sendet e paluajtshme të përbashkëta, në pjesët që u kanë takuar atyre për pagimin e shumave të caktuara për barazimin dhe plotësimin e pjesëve.

  • Neni 564
  • Servitutet që janë regjistruar pas regjistrimit të një hipoteke, nuk mund t’i kundrejtohen kreditorit hipotekar.
    Paragrafi i mësipërm zbatohet edhe për të drejtën e uzufruktit, të përdorimit dhe të banimit.