Përmbajtja

  • Neni 585
  • Dorëzania është një veprim juridik me të cilën një person (dorëzënësi), detyrohet t’i sigurojë kreditorit ekzekutimin e detyrimit të një personi të tretë (debitori kryesor).
    Dorëzania është e vlefshme edhe kur debitori nuk ka dijeni për atë.

  • Neni 586
  • Dorëzania qëndron vetëm për një detyrim efektiv.
    Dorëzania mund të jepet si për një detyrim të ardhshëm, ashtu dhe për një detyrim me kusht.