strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

Shuarja e dorëzanisë

  • Neni 597
  • Dorëzania shuhet me shuarjen e detyrimit kryesor.

  • Neni 598
  • Dorëzanësi shkarkohet nga detyrimi i tij në rast se kreditori ka hequr dorë nga privilegjet, pengu dhe hipoteka që i siguronin kredinë dhe për këtë shkak dorëzanësi nuk mund të zerë vendin e tij në këto të drejta.

  • Neni 599
  • Kur kreditori pranon vullnetarisht një pasuri, ose çdo gjë tjetër për pagimin e detyrimit kryesor, dorëzanësi lirohet nga detyrimi i tij edhe sikur kreditorit t’i rezultojë më pas një shkak evinksioni.

  • Neni 600
  • Dorëzania shuhet në qoftë se kreditori nuk ka ngritur padi kundër dorëzanësit brenda gjashtë muajve nga dita e mbarimit të afatit të ekzekutimit të detyrimit.
    Kur afati i ekzekutimit të detyrimit nuk është caktuar as në kontratën e dorëzanisë, as në një marrëveshje tjetër, dorëzania shuhet me kalimin e një viti nga dita e lidhjes së kontratës së dorëzanisë.