Përgjegjësia e punëdhënësit

  • Neni 618
  • Punëdhënësi është përgjegjës për dëmet e shkaktuara të tretëve për fajin e punonjësve që janë në shërbim të tij, gjatë ushtrimit të detyrave që u janë besuar prej tij.
    Personi juridik është përgjegjës për dëmin e shkaktuar nga organet e tij në kryerjen e detyrave të tyre.

  • Neni 619
  • Në qoftë se një person që ushtron veprimtari në kuadrin e detyrës të një tjetri dhe sipas udhëzimeve të tij, pa qenë punonjës i tij, është përgjegjës për dëmin e shkaktuar gjatë kësaj veprimtaria ndaj të tretit.
    Personi tjetër është gjithashtu përgjegjës ndaj të tretit.