Neni 649

Personi i interesuar duhet të përmbushë detyrimet që gjeruesi ka marrë përsipër në emër të tij, të përjashtojë gjeruesin nga detyrimet që ka marrë në emër të vet dhe t’i paguajë atij shpenzimet e nevojshme e të dobishme që nga dita që janë bërë dhe, kur është rasti, t’i shpërblejë edhe dëmin që mund të ketë pësuar si rrjedhim i gjerimit, por me kusht që veprimet e kryera nga gjeruesi, të mos kenë qenë ndaluar nga personi i interesuar.
Kur gjeruesit, përveç gjerimit të punëve, i është dashur për këtë qëllim të ushtrojë një profesion, ka të drejtë të shpërblehet në përputhje me çmimet ose tarifat e caktuara për aktivitete të tilla.