strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

TITULLI VI - PAGIMI I PADETYRUAR

  • Neni 653
  • Cilido që ka bërë një pagim të padetyruar, ka të drejtë të kërkojë kthimin e asaj që ka paguar, si dhe të gëzojë frytet dhe kamatat nga dita e pagimit, nëse personi që ka marrë pagesën është në keqbesim, dhe nga dita e kërkesës për kthim, kur personi është në mirëbesim.

  • Neni 654
  • Personit që ka paguar detyrimin e një tjetri duke besuar se ishte debitor, në bazë të një lajthitjeje të kryer pa faj, mund t’i kthehet ajo që ka paguar, me kusht që kreditori të mos jetë privuar në mirëbesim prej titullit dhe garancive të kredisë.
    Kthimi i pagesës duhet të shoqërohet me frytet dhe kamatat, në kushtet e parashikuara në dispozitat e mësipërme.