Neni 665

Personi që propozon përfundimin e një kontrate është i lidhur me propozimin, përveç kur kjo lidhje është përjashtuar. Kur propozimi refuzohet ose nuk pranohet në afatin e caktuar, quhet i rënë.
Kur nuk është caktuar afat, propozuesi është i lidhur me propozimin e bërë, gjer në kohën që zakonisht apo sipas rrethanave, është e nevojshme që këtij t’i arrijë përgjigjja e palës tjetër.