Neni 673

Një ndërmarrje që zë një pozitë dominuese në treg, është e detyruar të kontraktojë me cilindo që kërkon një detyrim, i cili bën pjesë në objektin e veprimtarisë së saj, në përputhje me ligjet e zakonet e mira tregtare.
Përfundimi i një kontrate, nuk mund të refuzohet pa një arsye të ligjshme.