Neni 697 - Premtimi për kryerjen e një detyrimi

Personi që i ka premtuar një tjetri se një person i tretë do të ekzekutojë një detyrim, ose do të kryejë një veprim në dobi të tij, është i detyruar të shpërblejë palën tjetër, në qoftë se personi i tretë nuk pranon të ekzekutojë detyrimin ose të kryejë veprimin e premtuar.