Neni 701

Në qoftë se afati i caktuar për kryerjen e detyrimit të njërës nga palët duhet quajtur thelbësor për interesin e palës tjetër, kjo e fundit kur dëshiron të kërkojë zbatimin pavarësisht nga mbarimi i afatit, duhet t’i bëjë njoftimin palës tjetër brenda tri ditëve, përveç marrëveshjes së kundërt.