Neni 722

Në rastin kur dorëzimi i sendeve me të meta përbën nje mospërmbushje të rëndësishme të detyrimeve kontraktore, blerësi ka të drejtë të kerkojë:

1. në momentin e denoncimit, të parashikuar në nenin 717 të këtij Kodi ose brenda një periudhe kohe të arsyeshme nga ai denoncim, dorëzimin e sendeve si shtesë apo zëvendësim;

2. eliminimin e të metave me anë të ndreqjes, kur kjo është e arsyeshme të merret parasysh në gjithë rrethanat konkrete. Kërkesa për ndreqjen duhet të bëhet në momentin e denoncimit të parashikuar në nenin 717 apo brenda një periudhe kohe të arsyeshme nga ky denoncim;

3. të kërkojë uljen e çmimit;

4. të deklarojë zgjidhjen e kontratës.

Blerësi mund t’i caktojë shitësit një afat të arsyeshëm për përmbushjen e këtyre detyrimeve. Në varësi të afatit blerësi nuk mund të përdorë asnjë mjet juridik për mospërmbushjen, përveç kur është njoftuar nga shitësi se ky i fundit nuk do të përmbushë detyrimin në afatin e caktuar.
Në çdo rast blerësi nuk humb të drejtën të kërkojë shpërblimin e dëmit.