Neni 754

Në qoftë se dy ose më shumë sende të paluajtshme janë shitur me të njëjtën kontratë për një çmim të vetëm dhe të njëjtë, duke treguar madhësinë e secilit prej tyre, dhe del se sasia është më e vogël tek njëri dhe më e madhe tek tjetri, bëhet kompensimi deri në sasinë e duhur; e drejta për shtesën ose për pakësimin e çmimeve bëhet në përputhje me dispozitat e caktuara më sipër.