Neni 746

Kur çmimi i shitjes paguhet me këste, blerësi e fiton pronësinë e sendit me pagimin e këstit të fundit të çmimit, duke marrë përsipër rreziqet që në çastin e dorëzimit. Kalimi me rezervë i pronësisë me kushtin e sipërm duhet të pasqyrohet në kontratë.