strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

KREU II - SHKËMBIMI

  • Neni 757
  • Shkëmbimi është kontrata që ka për objekt kalimin e ndërsjellë të pronësisë së sendeve ose të të drejtave të tjera nga njëri kontraktues tek tjetri.

  • Neni 758
  • Shkëmbyesi, në rast se ka pësuar marrjen e sendit dhe nuk ka ndërmend ta rimarrë atë, ka të drejtë të marrë vleftën e tij, sipas dispozitave të caktuara për shitjen, si dhe shpërblimin e dëmit.

  • Neni 759
  • Shpenzimet e shkëmbimit dhe shpenzime të tjera shtesë janë në ngarkim të të dy palëve në pjesë të barabarta, përveç kur ka marrëveshje të kundërt.

  • Neni 760
  • Rregullat e caktuara për kontratën e shitjes zbatohen edhe për kontratën e shkëmbimit, për aq sa janë në pajtim me atë.