Neni 767

Dhuruesi mund të vërë si kusht kthimin e sendeve të dhuruara, si për shkak të vdekjes së përparshme të pranuesit të dhurimit, ashtu edhe të vdekjes së përparshme të pasardhësve të tij.
Kthimi mund të ndodhë vetëm në favor të dhuruesit.
Marrëveshja në favor të të tjerëve konsiderohet si e palidhur.