Neni 773

Kur nuk është përcaktuar sasia e furnizimit nënkuptohet se marrëveshja është për sasinë që përkon me nevojat normale të palës që furnizohet deri në kohën e përfundimit të kontratës.
Në qoftë se palët kanë vendosur vetëm kufirin maksimal dhe minimal për furnizimin ose për shërbimet e veçanta, i takon atij që ka të drejtën e furnizimit të vendosë brenda kufijve të mësipërm për sasinë e duhur.
Në qoftë se sasia e furnizimit duhet të përcaktohet sipas nevojave mbi një sasi minimale të caktuar në kontratë, pala që furnizohet përgjigjet për sasinë përkatëse sipas nevojave në rast se tejkalohet sasia minimale.