Kuptimi i enfiteozës

  • Neni 784
  • Enfiteoza është një kontratë, me të cilën një personi i jepet e drejta të përdorojë e të përmirësojë një pasuri të paluajtshme, kundrejt një shpërblimi periodik në të holla ose në natyrë.

  • Neni 785
  • Kohëzgjatja e enfiteozës caktohet në kontratë.

  • Neni 786
  • Kontrata e enfiteozës duhet të bëhet në formën që kërkohet për kalimin e pronësisë për pasuritë e paluajtshme.