Neni 836

Kur çmimi i qirasë përbëhet nga një pjesë e prodhimit bujqësor ose në raport me atë, qiradhënësit i dorëzohet pjesa që i takon sipas kërkesës së tij, pasi të jenë mbledhur të korrat.
Në mungesë të marrëveshjes respektohet zakoni i vendit.