Neni 849

Me kontratën e qirasë financiare, njëra palë detyrohet të vërë në dispozicion të palës tjetër, për një kohë të caktuar, një send të luajtshëm ose të paluajtshëm, kundrejt një pagese me afate periodike, të përcaktuar në lidhje me vleftën e sendit, me kohëzgjatjen e kontratës dhe, eventualisht me elemente të tjera sipas marrëveshjes së palëve.
Sendi duhet të jetë fituar ose të jetë ndërtuar nga qiradhënësi sipas dëshirës dhe përshkrimit të qiramarrësit, dhe ky i fundit ka të drejtë të fitojë pronësinë, në mbarim të afatit të kontratës, kundrejt pagesës së një shume të paracaktuar.
Qiradhënësi përgjigjet ndaj qiramarrësit sipas rregullave të përgjithshme për mosdorëzimin e sendit ose vonesën në dorëzimin e sendit, si dhe për të metat e sendit.
Me marrëveshje mund të parashikohet që qiramarrësi, para se të kërkojë nga qiradhënësi të drejtat e tij, duhet t’i drejtohet atij që i dha sendin (furnizuesit) për të drejtat e tij ose që i janë kaluar atij.