Neni 802

Qiradhënësi duhet:
1. t’i dorëzojë qiramarrësit sendin në kohën e caktuar dhe në gjendje që të lejojë përdorimin për të cilën palët janë marrë vesh;
2. të kujdeset për të mbajtur sendin në po këtë gjendje;
3. të garantojë gëzimin e qetë gjatë periudhës së qirasë.