Neni 818

Qiramarrësi, veç marrëveshjes së kundërt, ka të drejtë të japë me nënqira sendin që ka marrë me qira, por nuk mund t’ia kalojë kontratën një tjetri pa pëlqimin e qiradhënësit.
Për sende të luajtshme dhënia me nënqira bëhet me pëlqimin e qiradhënësit.