strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

Garancia dhe denoncimi i të metave të veprës

  • Neni 864
  • Sipërmarrësi detyrohet të japë garanci për deformimet dhe veset e veprës. Garancia nuk kërkohet kur porositësi e ka pranuar veprën dhe deformimet ose veset njiheshin prej tij ose ishin të dallueshme, përveç kur ato janë fshehur me keqbesim nga sipërmarrësi.
    Porositësi duhet t’i njoftojë sipërmarrësit deformimet ose veset brenda 60 ditëve nga zbulimi i tyre me kusht dekadence, që sjell humbjen e kësaj të drejte. Njoftimi nuk është i domosdoshëm kur sipërmarrësi i ka njohur e pranuar deformimet dhe veset ose kur i ka fshehur ato.
    Padia kundër sipërmarrësit parashkruhet brenda dy vjetëve nga data e dorëzimit të veprës. Porositësi i paditur për pagim mund të zbatojë gjithmonë garancinë, me kusht që deformimet dhe veset të njoftohen brenda 60 ditëve nga data e zbulimit dhe para se të kenë kaluar dy vjet nga data e dorëzimit.

  • Neni 865
  • Porositësi mund të kërkojë që deformimet ose veset të eliminohen me shpenzimet e sipërmarrësit, ose që çmimi të zbritet përpjesëtimisht, duke ruajtur të drejtën e shpërblimit të dëmit në rast se sipërmarrësi ka faj.
    Por, në qoftë se deformimi ose cenet e veprës janë të tilla sa e bëjnë atë krejt të papërshtatshme për destinimin e saj, porositësi mund të kërkojë zgjidhjen e kontratës.

  • Neni 866
  • Kur sipërmarrja ka për objekt ndërtesa ose sende të tjera të paluajtshme të cilat, për nga natyra e tyre, kanë destinim afatgjatë, po qe se, gjatë një periudhe prej dhjetë vjetësh nga përfundimi, vepra, për shkak të tokës ose për defekt të ndërtimit, shëmbet tërësisht ose pjesërisht, ose paraqet rrezik të dukshëm shëmbjeje ose defekte të tjera të rënda, sipërmarrësi përgjegjet kundrejt porositësit dhe palëve që fitojnë të drejta prej tij, me kusht që denoncimi i tyre të bëhet brenda një viti nga zbulimi.
    E drejta e porositësit parashkruhet brenda një viti nga kallëzimi.

  • Neni 867
  • Sipërmarrësi, për të ushtruar të drejtën e padisë së kthimit kundrejt nënsipërmarrësve, duhet që t’i njoftojë ata për denoncimin brenda gjashtëdhjetë ditëve nga marrja dijeni me kusht dekadence, që sjell humbjen e kësaj të drejte.