Neni 921

I porosituri detyrohet të zbatojë porosinë me besnikëri dhe përkujdesje. Ai duhet t’i bëjë të ditur porositësit rrethanat e krijuara që mund të sjellin revokimin e saj.
I porosituri detyrohet gjithashtu që të zbatojë porosinë personalisht, përveç rastit kur është autorizuar t’ia kalojë një të treti, kur është i detyruar nga rrethanat, ose në mbrojtje të interesave të porositësit.