Neni 950

Me kontratën e agjencisë, njëra palë merr përsipër në mënyrë të vazhdueshme dhe me shpërblim, që të lidhë kontratat në një zonë të caktuar, për llogari të palës tjetër.
Secila palë ka të drejtë të marrë nga pala tjetër një kopje të kontratës të nënshkruar prej saj.