strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

KREU XV - NDËRMJETËSIMI

  • Neni 973 - Përmbajtja
  • Ndërmjetës është ai që vë në lidhje dy ose më shumë palë për përfundimin e një marrëveshjeje, pa qenë i lidhur me asnjërin prej tyre në marrëdhënie bashkëpunimi, varësie ose përfaqësimi.

  • Neni 974 - Shpërblimi
  • Kur nuk ka marrëveshje, ose kur tarifat profesionale, ose zakonet nuk japin ndonjë përcaktim, madhësia e shpërblimit dhe përpjesëtimi në të cilin ky rëndon mbi secilën nga palët, caktohet nga gjykata.

  • Neni 975
  • E drejta e ndërmjetësit për shpërblim lind kur kontrata e ndërmjetësimit i sjell efektet e veta dhe pavarësisht nga ndodhitë e mëvonshme të saj.
    Paragrafi i mësipërm nuk zbatohet kur kontrata e ndërmjetësimit mund të shpallet e pavlefshme, nga që ndërmjetësi kishte dijeni për arësyen e pavlefshmërisë.