Neni 1000

Magazinat (depot) e përgjithshme që veprojnë si depozitare janë përgjegjëse për ruajtjen e sendeve të depozituara, përveç kur provohet se dëmi ka ardhur nga rasti fator, nga natyra e sendeve ose nga defekte të sendeve ose të ambalazhit.
Depozitari duhet në çdo rast të ushtrojë veprimtaritë e nevojshme për të kufizuar dëmin.