Neni 1001

Magazinat depozitare duhet të ruajnë sendet e depozituara veçmas njëra nga tjetra, gjithashtu duhet t’i pajisin me shenja dalluese që të tregojnë përkatësinë e sendit ndaj depozituesit.
Përveç pëlqimit të shprehur të depozituesit, ata nuk mund të përziejnë midis tyre sende të barasndërrueshme të të njëjtit lloj e cilësi.
Depozituesi ka të drejtë të inspektojë sendet e depozituara dhe të tërheqë kampionet e përdorimit.