Neni 1003

Depot e përgjithshme pasi njoftojnë depozituesin, mund të fillojnë shitjen me çmim më të lartë të sendeve kur, në mbarim të kontratës sendet nuk janë tërhequr, ose depozita nuk është përtërirë, dhe në çdo rast, kur sendet rrezikohen të humbasin ose përbëjnë një rrezik të madh për sigurinë e vendeve ku janë depozituar.
Të ardhurat nga shitja, pasi zbritet kostoja dhe shpenzimet e mbetura të depozitës, duhet t’i dorëzohen depozituesit pa vonesë.