Neni 1011

Për vlerësimin e përgjegjësisë, ose për të caktuar kufirin e shpërblimit, dispozitat për depozitat në hotel zbatohen edhe ndaj sipërmarrësve të klinikave shëndetësore publike dhe private, institucioneve për shfaqje publike, shtëpive të pushimit, hotelpensioneve, restoranteve dhe për të gjitha rastet në të cilat, nga vetë veprimtaria e posaçme e zhvilluar nga sipërmarrësi, klienti nuk mund të kujdeset personalisht për ruajtjen e sendeve.